Hetimet për atentatin në Kamëz/ Arrestohet një i dyshuar, iu gjet armë me silenciator në banesë

schedule10:19 - 25 Janar, 2025

schedule 10:19 - 25 Janar, 2025

Një konflikt pronësie, i ndodhur pak muaj më parë, është një nga pistat ku po heton policia për vrasjen e 48-vjeçarit Lulzim Visha, mëngjesin së premtes në Zall-Mner të Kamzës. Mësohet se kohët e fundit Visha ka pasur një kofltik me shtetasin Ervis Lami, që tashmë është shpallur në kërkim.

Gjatë kontrollit të dy ambienteve në pronësi të Lamit dhe djalit të xhaxhait, Eduart Lami, i cili u vu në pranga, policia sekuestroi një armë zjarri automatike me silenciator me 15 copë fishekë, një sëpatë, si dhe një thikë, ndërsa në oborrin e banesës u gjetën 4 gëzhoja. Armët u dërguan në laboratorin e Policisë Shkencore për ekspertizë, për të parë nëse janë përdorur në ngjarje kriminale. Ervis Lami është emeër I njohur për autoritetet.

Në 2013-ën rezulton të ketë qenë bashkëpunëtor në arratisjen së 7 të dënuarve nga burgu i Drenovës, në mesin e të cilëve edhe Admir Tafili. Në atë kohë, Ervis Lami hodhi një granatë pranë Komisariatit të Korçës, me synim shpërqëndrimin e policisë për të ndihmuar të dënuarit të arratisen. Grupi hetimor e konsideron pistë kryesore konfliktin për një pronë për vrasjen e Vishës, por në të njëjtën kohë nuk përjashtohet edhe mundësia që ai të jetë ekzekutuar për gjakmarrje, pasi vëllai i tij Besnik Visha vrau policin Refik Domi në vitin 1997./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!