Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Hap dyert Konsullata Shqiptare në Napoli/ Rama: Mes Shqipërisë dhe Italisë ekziston tashmë një partneritet strategjik

schedule08:14 - 16 Shtator, 2026

schedule 08:14 - 16 Shtator, 2026

NAPOLI– Kryeministri i vendit, Edi Rama ka marrë pjesë në hapjen e Konsullatës së Shqipërisë në Napoli, duke e cilësuar këtë moment më tepër sesa thjesht hapjen e një përfaqësie diplomatike.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se konsullata përfaqëson një “derë” që lidh dy realitete historikisht të afërta dhe me ngjashmëri të mëdha njerëzore.

Duke folur për marrëdhëniet mes dy vendeve, kryeministri theksoi partneritetin strategjik Shqipëri-Itali, por nënvizoi se lidhja mes tyre shkon përtej marrëdhënieve të zakonshme politike dhe ekonomike.

Ai iu referua edhe ngjashmërive mes shqiptarëve dhe napolitanëve, duke e cilësuar Napolin si “pasqyrën tonë nga kjo anë e detit”. Rama shprehu gjithashtu kënaqësinë për hapjen e konsullatës dhe për faktin se flamuri shqiptar tashmë qëndron pranë atij italian.

“Sot jemi këtu jo për të hapur një konsullatë në kuptimin e ngushtë të fjalës, por për të hapur një derë mes dy realiteteve që historikisht kanë qenë shumë pranë dhe që, njerëzisht, janë shumë, shumë të ngjashme. Mes Shqipërisë dhe Italisë ekziston tashmë një partneritet strategjik, solid dhe i thellë, por unë e urrej kur më shkruajnë në fjalimet e mia se Italia është një nga partnerët tanë kryesorë ekonomikë, politikë dhe europianë, sepse kjo vlen për shumë vende të tjera.

Italia nuk është ajo. Italia është alter egoja jonë europiane. Dhe Napoli është pasqyra jonë nga kjo anë e detit, sepse ne jemi napolitanët e anës tjetër dhe jemi krenarë që jemi të tillë dhe nuk duam të bëhemi milanezë, për të thënë.

Unë jam këtu shumë i lumtur që po e jetoj këtë moment gëzimi, këtë moment ku, edhe pse nuk po, le të themi, shpallim Republikën Shqiptare të Napolit, por gjithsesi kemi hapur së bashku një derë ku është flamuri i Shqipërisë dhe unë jam gjithmonë i lumtur kur e shoh pranë flamurit italian”, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!