Guardiola shtyp butonin e panikut, 100 mln euro për një mbrojtës

schedule18:02 - 15 Tetor, 2019

schedule 18:02 - 15 Tetor, 2019

Pep Guardiola dhe Manchester City i tij janë shumë larg pritshmërive këtë sezon. “Cityzens” ndodhen plot 8 pikë larg Liverpool kryesues dhe duan të mbyllin sa më parë këtë diferencë. Dëmtimi i Aymeric Laporte dhe John Stones ka lënë shumë hapësira në qendër të mbrojtjes, që ka qenë dhe “thembra e Akilit” për Manchester Cityn këtë sezon.

Mesfushori Fernandinho është adaptuar si qendërmbrojtës, së bashku me Otamendin, por asnjëri nga këta të dy nuk ofron siguri. Pep Guardiola nuk ka më ndërmend të eksperimentojë dhe ka bërë gati 100 milionë euro për Kalidou Koulibaly.

Mbrojtësi i Napolit është një ndër më të mirët në botë dhe Guardiola është një admirues i lojës së tij. Oferta prej 100 milionë eurosh pritet të jetë në tavolinën e Napolit sapo të hapet merkato e janarit, ofertë që vështirë se mund të refuzohet nga presidenti Aurelio Di Laurentiis./abcnews.al