Grupi i tritolit/“Eksperti” nga Gramshi kryente mekanizmin shpërthyes

schedule15:39 - 9 Shkurt, 2018

schedule 15:39 - 9 Shkurt, 2018

Pas prangosjes së gjashtë anëtarëve të grupit kriminal gjate operacionit Porosia  në Gramsh e Pogradec, ABC News zbardh detaje të roleve të anëtareve të grupit.

Sipas policisë, kreu i të arrestuarve ishte Edmond Abazi, të cilit iu sekuestruan në banesën e tij rreth 82 kallëpe tritoli. Ndërkohë  Gazmor Kokla, kishte rolin e personit që montonte mekanizmin e plasjes së tritolit. 40-vjeçari, me origjinë nga Gramshi kishte punuar më herët në Uzinën e Mjekësit në Elbasan, vend i cili dikur prodhonte lëndë plasëse. Grupi hetimor thekson se Kokla për t’i shpëtuar vëzhgimit të policisë, nuk ndiqte rrugën automobilistike për të shkuar në Pogradec por, shkonte nëpërmjet një rruge të vjetër malore që lidh Gramshin me qytetin liqenor.

“Eksperti” siç njihej ndryshe, iu sekuestruan në banesë e tij disa armë zjarri, tre foruistrada me targa greke si edhe 15 telefona celulare. Ky hetim ka nisur 3 muaj më parë nga prokuroria e Elbasanit, dhe për të rënë në gjurmët e të arrestuarve u përdorën agjentë të infiltuar. Tritoli i sekuestruar do të tregohej në Tiranë, por policia ende nuk ka arrestuar porositësin e lëndës plasëse.

Tritoli apo minat me telekomandë shitehin nga ky grup kriminal në Tiranë me çmim që varionte nga nga 700 euro deri 1500 euro.

Hetimet për këta persona kanë nisur fillimisht pas dyshimeve se disa prej tyre  merreshin me aktivitet kriminal, si shitje të lëndëve narkotike dhe armëve.

Por gjatë ndjekjes, janë krijuar dyshime se disa prej anëtarëve të këtij grupi po planifikonin të kryenin një vrasje, pasi zhvillonin biseda që kishin të bënin me sigurimin e armëve, për të kryer një krim. Për pasojë, personat e dyshuar janë vënë në ndjekje nga policia, duke arritur në operacionin që përfundoi me ndalimin e tyre. /abcnews.al