Grirëse kanabisi e municion luftarak në banesë, arrestohet 22-vjeçari tek “5 Maji” e punonjësi i OSHEE

schedule09:36 - 16 Maj, 2021

schedule 09:36 - 16 Maj, 2021

Një 22-vjeçar në Tiranë dhe një punonjës i OSHEE janë vënë në pranga ditën e sotme.

Mësohet se i riu Kristjan Peçi u arrestua pasi pas kontrolleve të bëra në banesën që ai kishte marrë me qira tek rruga “5 Maji”, policia gjeti disa pajisje njësie kompjuterike, dy grirëse kanabisi e municion luftarak.

Kurse, Evis Zeneli u arrestua pasi në banesë i riu kishte pasur lidhje të paligjshme të energjisë elektrike dhe 34-vjeçari duke qenë faturues i energjisë elektrike, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën. /abcnews.al/