Greqia rihap gjimnazet në 1 shkurt, nxënësit me maskë, ministri: Pandemia s’e ndalon edukimin

schedule18:32 - 22 Janar, 2021

schedule 18:32 - 22 Janar, 2021

Tani është zyrtare, në datë 1 shkurt në Greqi do të rihapen gjimnazet, të cilat u mbyllën në 7 nëntor. Përjashtim do të bëjnë shkollat e mesme që ndodhen në zonat “e kuqe” për shkak të koronavirusit.

“Pandemia nuk e ndalon edukimin. Sot kalojmë në hapin tjetër, hapjen e shkollave të mesme dhe liceut. Të gjithë mezi presin të kthehen, por duke respektuar masat, të mësojmë të sigurt” tha ministri i Arsimit Niki Kerameos.

Rregullat e reja do të jenë mjaft strikte duke filluar nga mbajtja e detyrueshme e maskave brenda dhe jashtë.

Profesorja e Sëmundjeve Infektive Vana Papaevangelou tha se ka një stabilizim të epidemisë në 3-4 javët e fundit, por kërkoi vijimin e zbatimit të masave./ db/Abcnews.al