Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Greqia konfirmon 1,534 raste me Covid dhe 81 viktima në 24 orë

schedule17:53 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 17:53 - 10 Dhjetor, 2020

Në 24 orët e fundit, Greqia ka konfirmuar 1,534 raste të reja me koronavirus. Kurse, sipas të dhënave të autoriteteve të Shëndetit në vend, brenda ditës humbën jetën si pasojë e koronavirusit 81 persona.

Në total, vendi numëron 121,253 raste me Covid-19, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, prej të cilave 23 janë zbuluar pas kontrolleve në pika kufitare të vendit.

Sa i përket situatës në spitale, 571 persona ndodhen në intubim. Mosha e tyre mesatare është 66 vjeç ndërsa 166 (29.1%) janë gra dhe pjesa tjetër janë burra. s.b/abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!