Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Greqia konfirmon 1,382 raste të reja me Covid-19 dhe 102 viktima në 24 orë

schedule17:04 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 17:04 - 8 Dhjetor, 2020

Në 24 orët e fundit, Greqia ka konfirmuar 1,382 raste të reja me Covid-19, 13 prej të cilave u zbuluan pas kontrolleve në hyrjet e vendit. Ndërsa, brenda ditës, si pasojë e koronavirusit humbën jetën 102 persona, njoftojnë autoritetet e shëndetit në vend.

Në total numri i të infektuarve në vend shkon në 118,103 kurse ai i viktimave në 3,194. Mosha mesatare e viktimave ishte 79 vjeç dhe 96.2% kishin një sëmundje shoqëruese.

Sa i përket, gjendjes në spitale, njoftohet se 579 persona ndodhen në intubim. Mosha e tyre mesatare është 65 vjeç. 167 (28.8%) janë gra dhe pjesa tjetër janë burra. 75.5% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje shoqëruese ose janë të moshës mbi  70 vjeç. s.b/abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!