Ka shkuar në 22 numri i të arrestuarve në kuadër të finalizimit të operacionit të koduar “Final”, ku u goditën disa grupe që shisnin drogë në Tiranë.
Policia ka arrestuar edhe dy nga shtetasit e shpallur në kërkim, të cilët akuzohen si pjesëtarë të këtyre grupeve. Në momentin e kapjes, njërit prej tyre iu gjet sasi Kokaine.
Gjykata e Tiranës iu ka caktuar këtyre shtetasve, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Në momentin e kapjes, njërit prej tyre iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në kuadër të operacionit janë sekuestruar 60 kg e 300 gramë Cannabis Sativa, 2 kg e 50 gramë Kokainë, 4 armë, 121 000 euro, 60 milionë lekë, 5000 paundë, celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme./abcnews.al


