Gledis Nano inspekton plazhin me dylbi, ultimatum vartësve: Tani mos toleroni askënd

schedule17:15 - 6 Gusht, 2022

schedule 17:15 - 6 Gusht, 2022

Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano inspektoi vetë me dylbi gjatë ditës së sotme gjendjen e sigurisë në plazhin e Shëngjinit teksa shkoi atje për t’u dhënë porosi vartësve që të zbatonin ligjin.

Lexo edhe: “Erdhi me shpejtësi skëterre dhe ma mori vajzën nga duart”, Abc zbardh dëshminë e babait të Jonadës që u vra nga polici Arjan Tase

Nano, i shoqëruar nga drejtori i Policisë së Lezhës, Bushati, zhvilloi një takim me efektivët e Stacionit të Policisë Shëngjin dhe më pas me efektivët e Stacionit të Policisë Kufitare Shëngjin, të cilët mbulojnë zonën bregdetare në qarkun Lezhë.

Lexo KËTU gjithçka mbi tragjedinë në Vlorë

Lexo edhe: SKANDALI/ Policia e Vlorës dinte gjithçka mbi policin skafist, askush nuk bëri gjë deri sa vrau Jonadën. Tentativa për të manipuluar skenën e krimit

Punoni me përkushtim dhe përgjegjësi, pasi detyra që kryeni është sa e vështirë, aq edhe fisnike. Me punën, angazhimin dhe ndershmërinë tuaj keni në dorë jetën e sigurinë e qytetarëve, imazhin e Policisë së Shtetit, si dhe të vendit në tëresi. Ky është privilegj, po aq edhe përgjegjësi, ndaj mos neglizhoni askënd, cilido qoftë, zbatoni ligjin e vetëm ligjin dhe shërbejuni qytetarëve me përkushtim e humanizëm”, tha Nano, ndërkohë që pas ultimatumit ndaj vartësve mori vetë dylbitë për të parë se çfarë ndodhte në plazhin e Shëngjinit.