Gjithçka e sheshuar, në pallatet ku 1 muaj më parë u shuan tragjikisht 24 jetë

schedule08:50 - 26 Dhjetor, 2019

schedule 08:50 - 26 Dhjetor, 2019

Një muaj më parë ku u shënuan 24 viktima shume prej tyre pjesëtarë të të njëjtave familje, Thumana është thuajse e zbrazët.

Gazetarja Esiona Konomi raporton për abcnews.al se bilanci në Thumanë dhe në të gjithë Bashkinë Krujë është i rëndë, përnqëndruar në zonën e Thumanës dhe Bubqit. Sipas Bashkisë Krujë jane 3040 shtëpi të dëmtuara, 1500 prej tyre janë shpallur të pabanueshme. Gjithashtu 15 shkolla dhe kopshte, Komisaritai i Krujës, një pjesë e godinës së spitalit të Krujës dhe Qendra Shëndetësore në Bubq, janë dëmtuar.

Ndërsa sa i përket strehimit të banorëve, 350 prej tyre janë strehuar përkohësisht në Lezhë, 170 janë strehuar në palestra dhe konviktin e Krujës ndërsa 581 banorë të Thumanës dhe Krujës janë ende në çadra edhe pse ka kaluar një 1 muaj nga tërmeti.

Bashkia ka marrrë disa apartamenete në kryeqytet pranë kthesës së Kamzës, por banorët e Krujës për shkak të largësisë dhe pamundësisë për të vazhduar punën nuk kanë pranuar të shkojnë.

Ende nuk ka një bilanc përfundimtar të godinave të dëmtuara, raporton gazetarja./abcnews.al