Në 1 korrik, teologia 50 vjeçare do të marrë vendin e Hans Langendörfer. Deri tani ajo ishte përgjegjëse për fëmijët, të rinjtë dhe familjen në dioqezën e Limburg. Në të kaluarën ajo ka drejtuar për dhjetë vjet institutin për edukimin katolik në Stokard. Presidenti i konferencës episkopale gjermane u shpreh se ky ishte një sinjal i fortë, dhe se peshkopët duhet të ruajnë impenjimin e tyre për të promovuar gratë në poste të tilla. Por mbetet një sinjal i fortë dhe për Vatikanin.
Si sekretare e përgjitshme, Gilles bëhet gruaja më e fuqishme e kishës gjermane. Ajo do të merret me cështjet e konferencës episkopale, do të ketë një rol ndërmjetësimi dhe do të mund të vendosë prioritete. Por gjithësesi do të jetë ende në një institucion ku gratë nuk mund të bëhen priftëresha dhe mbeten të përjashtuara nga karriera klasike që ka garantuar gjithnjë rolet drejtuese më të rëndësishme për burrat.
Teologia vjen në këtë post në një moment delikat për katolikët gjermanë: kisha është e trazuar nga presione për rinovim, dhe një betejë për më shumë barazi hierarkike. Një javë më parë aktivistet protestuan duke kërkuar më shumë hapësirë dhe transparencë për abuzimet seksuale.
Dhe në mes të muajit mars pritet publikimi i një raporti për një nga dioqezat më të fuqishme të Gjermanisë, që mund të shkaktojë trazira dhe problema. Që nga viti 1975, sipas gjermanes Shpigel janë më shumë se 300 viktima abuzimesh dhe ngacmimesh seksuale. Gilles e presin shumë sfida menjëherë pas marrjes së postit./abcnews.al