Scholz: Duhet të lirohen më shumë pengje nga Gaza

schedule18:10 - 25 Janar, 2025

schedule 18:10 - 25 Janar, 2025

Kancelari gjerman Olaf Scholz mirëpriti sot lirimin e katër pengjeve të tjerë izraelitë që ishin mbajtur nga Hamasi që nga sulmi i 7 tetorit 2023.

“Sot, më shumë pengje u kthyen nga duart e Hamasit te familjet e tyre”, tha Scholz.

“Qeveria gjermane është e lumtur për ta dhe familjet e tyre. Por ka gra dhe burra të tjerë që mbahen peng. Edhe ata duhet të lirohen!”, postoi ai në X.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!