Gjendja kritike edhe në SHBA, gati 70 mijë të prekur nga koronavirusi

schedule13:32 - 26 March, 2020

schedule13:32 - 26 March, 2020

Vazhdon të rritet me ritme të shpejta numri i personave të infektuar me koronavirus edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një kohë shumë të shkurtër, SHBA-të rënditen tashmë në vendin e tretë në botë me 68,594 të infektuar në të gjithë vendin.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë resgjistruar 383 raste të reja me Covid-19, ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën është 1,036. Numri total i të shëruarve është deri më tani 428.

Deri më tani, Kina mban vendin e parë si shteti më i prekur në botë nga koronavirusi me 81,285 raste të konfirmuara e ndjekur nga Italia me 74,386 të infektuar.

Sa i përket SHBA-ve, ekspertë të shëndetit janë të shqetësuar pasi, edhe pse bilanci rritet, presidenti i vendit Donald Trump ka deklaruar se në një kohë të shkurtër masat kufizuese mund të hiqen.

Sipas ekspertëve, një vendim i tillë mund të rezultonte katastrofik. /abcnews.al/