Gjendet i vdekur një 39-vjeçar në Tiranë

schedule14:47 - 16 Shtator, 2021

schedule 14:47 - 16 Shtator, 2021

Një 39-vjeçar është gjetur i vdekur në Tiranë, në zonën e “Kodrave të Selitës” . Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se R. Ç. ishte larguar nga banesa dy ditë më parë. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

“Në vendin e quajtur “Kodrat e Selitës” është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhunë shtetasi R. Ç., 39 vjeç, i larguar nga banesa me datë 14.09.2021. Punohet për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes,” thuhet në njoftimin e policisë. g.v/abcnews.al