Gjashtë të arrestuar në Tiranë, policia jep detajet

schedule16:08 - 10 Maj, 2021

schedule 16:08 - 10 Maj, 2021

Gjashtë persona janë vënë në pranga për vepra të ndryshme penale në kryeqytet. Mësohet se në flagrancë është arrestuar një 27-vjeçar me inicialet K. A., pasi efektivët e “Shqiponjave” e kapën duke drejtuar mjetin nën efektin e drogës. Gjatë kontrolleve në makinë atij ju gjet një  sasi me lëndë narkotike kanabis.

Në pranga u vu edhe një 20-vjeçar pasi gjatë kontrollit fizik që i bënë, “Shqiponjat” i gjetën një sasi lëndë narkotike kanabis. Në flagrancë u arrestua edhe një 62-vjeçar i cili ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Kurse Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 arrestuan një 21 dhe një 20-vjeçar pasi forcat “Shqiponja” u gjetën në automjetin me të cilin po udhëtonin katër armë të ftohta.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë një 51-vjeçar që u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.99 mg/l. sb/abcnews.al/