Gjarpri 5 metra gjendet në dhomën e ndenjës të një familjeje

schedule14:56 - 22 Qershor, 2022

schedule 14:56 - 22 Qershor, 2022

Një familje në Birmingham të Anglisë e telefonoi Policinë, pasi në shtëpi u kishte hyrë një gjarpër 5 metra i gjatë.

Gjarpri po qëndronte në dhomën e ndejës, shkruan “Upi” të hënën, derisa burri i shtëpisë tha se i largoi fëmijët nga dhoma dhe i telefonoi autoritetet.

Ekipi e hoqi gjarprin nëpërmjet një këllëfi.

“Nuk jemi të sigurt se si gjarpri hyri. Dyshohet se mund të ketë hyrë nëpërmjet sistemit të tubacioneve. Gjarpri është absolutisht mirë dhe do të kërkojë për një shtëpi të re”, thuhet në njoftimin policor./Express/