Gazment Bardhi: Po punojmë për caktimin e kandidatëve për zgjedhje

schedule21:43 - 17 Mars, 2023

schedule 21:43 - 17 Mars, 2023

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, tha se opozita duhet të dalë me një kandidat të përbashkët më 14 maj, por nuk e ka të qartë se si mund të arrihet kjo formulë kur akuzat e grupimeve janë shtuar ndjeshëm.

Ai theksoi se personalisht do punojë deri në fund, që opozita të ketë një kandidat të përbashkët. Me një gjuhë të zbutur, Bardhi theksoi se zënkat brenda PD-së shkojnë në avantazh të kryeministrit Edi Rama.

“Ajo që ne themi, të mos lëmë askënd jashtë. 14 maj nuk është betejë për të mundur Berishën, ose Berisha për të më mundur mua. Unë dhe secili nga kolegët e mi, kemi prej 4 muajdh që punojmë për të nxjerrë një kandidatë të përbashkët. Deri në atë moment, unë do bëj përpjekje që të kemi një kandidat, nëse duam t’ia dhurojmë zgjedhjet Edi Ramës, të vazhdojmë më këtë Alibasha etj etj. Do të marrim vendimet në kohë. Sa kohë ka një proces, që merr edhe dhjetë ditë, sepse dua të vazhdoj të punoj që të ketë një kandidat të përbashkët  në zgjedhje. Po punojmë dhe ky është interesi ynë”, tha ai./abcnews.al