Garë e fortë për ta siguruar falas, Kun Aguero drejt kalimit në Serie A

schedule17:13 - 28 Shkurt, 2021

schedule 17:13 - 28 Shkurt, 2021

Sergio Aguero është i fokusuar totalisht te Manchester City, edhe pse ndodhet në vitin e fundit të kontratës. Sulmuesi argjentinas shpreson ta mbyllë me trofe aventurën fantastike me ekipin e Ppe Guardiolës, teksa objektivi i madh quhet Champions League.

Në verë do të nisë një aventurë të re dhe zërat e transferimit në Serie A po shtohen nga dita në ditë. Juventusi po shfaq një interes të fortë për 32-vjeçarin argjentinas. ESPN thekson se Aguero tundohet nga ideja për të garuar me kampionët e Italisë.

Rivali më i fortë i bardhezinjve është PSG. Klubi francez është gati t’i dhurojë një ofertë interesante goleadorit të njohur, teksa nuk mbetet pas edhe Barcelona, që nuk do e humbiste shansin për të siguruar një lojtar të tillë me parametra zero. /abcnews.al