Futbollistët e Vllaznisë pa paga, Bashkia Shkodër del me qëndrim zyrtar

schedule18:12 - 26 March, 2020

schedule18:12 - 26 March, 2020

Vllaznia, si gjithë klubet e tjera të Superiores, është shpërndarë gjatë kësaj periudhe dhe pret lajme të reja në lidhje me rifillimin e kampionatit. Nga ana tjetër ka edhe një problematikë tjetër, që lidhet me pagesat e futbollistë. Bashkia e Shkodrës ka dale edhe me një deklaratë për këtë ccështje.

“Bashkia Shkodër po ndjek me shqetësim situatën e krijuar pranë KF Vllaznia, për shkak të mos miratimit të pasqyrave financiare nga ana e Këshillit dhe dështimit disa herë të mbledhjes së Asamblesë së KF Vllaznia (Këshillit Bashkiak).

Të gjendur në këtë situatë, dhe në mungesë të një vendimmarrje nga Këshilli, ka ngelur pezull edhe procesi i likuidimit të pagesave për punonjësit e KF Vllaznia.

Stafi që administron KF Vllaznia sh.a, është i gatshëm të likuidojë të gjitha paratë menjëherë, sapo të ketë vendimmarrjen për tabelat financiare. Bashkia Shkodër, shpreh publikisht shqetësimin që kjo procedurë po vonon, duke vështirësuar punën e Bashkisë Shkodër dhe të KF Vllaznia sh.a!”, thuhet në deklaratë. /abcnews.al