FOTO | Reagon FSHF, korrigjon gafën e arbitrit me Ron Brojën

schedule11:45 - 10 Dhjetor, 2019

schedule 11:45 - 10 Dhjetor, 2019

Ron Broja do të jetë një mungesë e rëndësishme e Partizanit në derbi, pasi ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Nga dje më saktë, pasi në sistem mesfushorit i mungonte kartoni i marrë në derbin e parë ndaj Tiranës dhe llogaritej për lojë.

Të dhënat e Brojës në faqen zyrtare në FSHF, pa kartonin ndaj Tiranës

ABC News, një ditë më parë e shqyrtoi këtë çështje dhe në FSHF kanë reaguar, duke njoftuar fillimisht Partizanin për pezullimin e lojtarit. Pamjet filmike ishin të qarta, teksa Broja për një ndërhyrje ndaj Agustin Torassa, nga arbitri Kridens Meta ishte ndëshkuar me karton të verdhë.

Vendimi i drejtë i arbitrit në fushë u pasua nga një gabim, pasi kartoni nuk u hodh në sistem. Në FSHF gjithsesi kanë reaguar dhe është bërë korrigjimi, sikurse edhe mund të verifikohet ditën e sotme, ku edhe kartoni me Tiranën është shtuar në të dhënat e Brojës. /abcnews.al

Të dhënat e Brojës në faqen zyrtare në FSHF, pas korrigjimit