FOTO-LAJM/ Çfarë nuk u pa nga protesta para Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë

schedule21:15 - 8 Gusht, 2022

schedule 21:15 - 8 Gusht, 2022

Ashtu siç edhe e patën paralajmëruar mbrëmjen e së enjtes, qytetarët janë mbledhur sërish në protestë para Ministrisë së Brendshme dhe kryeministrisë mbrëmjen e së hënës.

Një protestë e cila zgjati rreth 1 orë e 30 minuta. Në protestë veç të rriturve kishte një pjesëmarrje të madhe të fëmijëve, të cilët kërkonin drejtësi për bashkëmoshataren e tyre Jonada Avdia, e cila u vra të martën e kaluar nga skafi i drejtuar nga polici Arjan Tase, ndërsa luante me babin në breg të detit në plazhin e Potamit në Himarë.

Siç shihet edhe në fotot e Abcnews.al, fëmijët e vegjël me pankarat në duar duan që të vihet drejtësi për bashkëmoshataren e tyre në mënyrë që askush më mos ketë fatin tragjik të Jonadës.

Në fund të protestës qytetarët paralajmëruan mbledhjen e firmave në të gjithë Shqipërinë për shkarkimin e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe Ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.

/Abcnews.al/