Formula 1/ “Pole” i radhës për Hamilton, super Mercedes. Zhgënjim total te Ferrari

schedule16:20 - 15 Gusht, 2020

schedule 16:20 - 15 Gusht, 2020

Nesër zhvillohet Çmimi i Madh i Spanjës, gara e gjashtë e Botërorit të vitit 2020 në Formula 1, teksa kanë përfunduar provat zyrtare. Lewis Hamilton konfirmohet si ylli i këtij sporti. Piloti i Mercedes regjistroi kohën më të shpejtë në pistën e Barcelonës.

“Pole position” i 92-të për britanikun, i cili nesër do të niset i pari. I dyti do të niset Valeri Bottas me vetëm 0.059 sekonda më vonë. Dominim i makinave Mercedes, teksa Max Verstappen i Red Bull regjistroi kohën e tretë më të shpejtë.

Zhgënjim dhe tjetër paraqitje e dobët e Ferrarit. Charles Leclerc do të niset nga vendi i nëntë, ndërsa Sebastian Vettel, i cili po zhvillon sezonin më të keq të karrierës, nuk shkoi më shumë se vendi i 11-të. /abcnews.al