Forcat ruse sulmojnë Odesën, 3 të plagosur

schedule10:17 - 17 Gusht, 2022

schedule 10:17 - 17 Gusht, 2022

Forcat ruse thuhet se kanë nisur sulmet me raketa në rajonin e Odesa gjatë natës, shkruan The Guardian.

Serhiy Bratchuk, një zëdhënës i administratës rajonale të Odesës, raportoi se forcat ruse lëshuan disa raketa në rajon, duke plagosur tre civilë.

Forcat e armatosura të Ukrainës, në përditësimin e tyre thanë gjithashtu se kishin shkatërruar një qendër rekreacioni dhe disa ndërtesa private.

 

/abcnews.al