Forcat izraelite rrethojnë spitalin Kamal Adwan, Ministria e Shëndetësisë në Gaza paralajmëron për masakër

schedule09:52 - 5 Dhjetor, 2023

schedule 09:52 - 5 Dhjetor, 2023

Ministria e Shëndetësisë e Gazës po paralajmëron për një “masakër” në spitalin Kamal Adwan në veri, ku tanket dhe snajperët izraelitë thuhet se po rrethojnë objektin dhe “qëllojnë këdo që lëviz”.

“Ka rreth 7,000 palestinezë të strehuar brenda spitalit”, tha drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Munir Al-Bursh, duke shtuar se sulmet e ushtrisë izraelite kanë vrarë tashmë 108 civilë dhe kanë plagosur dhjetëra në afërsi të spitalit, shkruan Al Jazeera.

“Ne kemi frikë nga një masakër brenda spitalit Kamal Adwan, siç ndodhi në Spitalin al-Shifa dhe Spitalin Indonezian”, theksoi al-Bursh.

Spitali Kamal Adwan është një nga gjashtë spitalet që ende funksionojnë në Rripin e Gazës. Spitalet po luftojnë për të trajtuar qindra të plagosur në ditë me burime minimale dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike./abcnews.al