Forcat izraelite vijojnë prej disa ditësh kontrollet dhe vlerësimin e dëmeve të banesave të dëmtuara në Shqipëri nga tërmeti i 262 nëntorit.
Gjatë ditës së sotme ata vizituan edhe shtëpinë e një kolegut të tyre me origjinë shqiptare duke i dërguar mesazhin se prindërit e tij ishin të sigurt.

Lajmin e ka bërë të ditur në facebook kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Postimi i plotë i Ballës
Njësia e Forcave të Armatosura të Izraelit, e cila sëbashku ekspertë vendas dhe të huaj po kujdeset për vlerësimin e dëmeve në ndërtesa, të shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit, vizitoi edhe shtëpine e një ushtaraku me origjinë shqiptare të forcave ushtarake izraelite.
Ne telefonatën që ata i bënë kolegut të tyre B.D., i cili nuk mundej t’i gjendej prane familjes ne keto momente, e siguruan se prinderit e tij ishin mire dhe në duar të sigurta. Shokët e tij po kujdeseshin për prindërit dhe vëllezërit në Shqipëri.



