“Folëm gjatë dhe reflektova”, Deschamps tregon prapaskenat e rikthimit të Benzema

schedule21:37 - 18 Maj, 2021

schedule 21:37 - 18 Maj, 2021

Didier Deschamps shpalli sot listë e Francës për Kampionatin Europian dhe lajmi i madh është rikthimi i Karim Benzema.

Francezi kthehet në kombëtare pas plot 2049 ditësh nga ndeshja e fundit me “Gjelat”. Në konferencën për shtyp në lidhje me listën Didier Deschamps shpjegoi arsyet që e çuan atë të merrte këtë vendim.

“Askush nuk ka aftësinë të kthehet pas dhe të ndryshojë gjërat. Rëndësi ka e sotmja dhe e nesërmja. Ka pasur hapa të rëndësishëm përpara, një prej të cilëve ishte më i rëndësishmi.

Ne u takuam dhe folëm për një kohë të gjatë. Pas kësaj, pata një reflektim dhe mora këtë vendim. Nuk do të zbuloj atë që i thamë njëri-tjetrit, bëhet fjalë për bisedë vetëm mes ne të dyve dhe duhet t’i thoshim ato gjëra.

Jam përballur disa herë me situata të vështira dhe disa herë i kam injoruar disa situata personale. Jam i vetëdijshëm se kam përgjegjësi të madhe mbi supe, duke nisur nga zgjedhja e ekipit. Franca është e para, nuk është prona ime”, u shpreh Deschamps. /abcnews.al