Flasin ekspertët: Kjo është arsyeja kryesore pse koronavirusi vret më shumë burrat sesa gratë

14:07 | 25/03/202014:070

Tymosja e cigareve, pirja e alkoolit dhe shëndeti i dobët në përgjithësi: këto janë disa nga arsyet se pse koronavirusi po u merr jetën më shumë burrave sesa grave. Të paktën kështu e kanë shpjeguar situatën disa ekspertë nga vende të ndryshme të botës.

Në vende të tilla si Italia, burrat përfaqësojnë gati 60% e personave që rezultuan pozitivë për virusin dhe më shumë se 70% të atyre që kanë vdekur, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit të vendit (ISS).

Edhe në vende si Koreja e Jugut, ku përqindja e grave që kanë rezultuar pozitive është më e lartë se ajo e burrave, rreth 54% e vdekjeve të raportuara janë mes burrave, shkruan abcnews.al

Rezultatet tregojnë se në këtë çështje nuk ndikon vetëm biologjia, por edhe sjellja e bazuar në gjini. Pra mënyra e ndryshme e jetesës mes meshkujve dhe femrave luan një rol vendimtar në mënyrën sesi trupi i tyre mund të përgjigjet ndaj koronavirusit.

Por ndërsa zyrtarët shëndetësorë po fillojnë të marrin parasysh shifra, Shtetet e Bashkuara nuk po i publikojnë ende këto të dhëna që janë thelbësore për të kuptuar se cili grup është më i prekur nga Covid-19 në vend. /abcnews.al/

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono