Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Flakë edhe në Kosovë, ​Suhareka në gjendje të rëndë me 5 vatra zjarri

schedule17:07 - 2 Gusht, 2021

schedule 17:07 - 2 Gusht, 2021

Edhe në Kosovë situata me zjarret duke e rënduar. Në disa qytete ka zjarre aktive që po përhapen me shpejtësi. Më e rënduar situata duket në Suharekë, pasi prej disa ditësh janë aktive 5 vatra zjarri.

Të hënën zjarri ka përfshirë fshatin Gjinovc, Studenqanin, Bukoshin, Reqanin dhe Zonën Industriale. I pari i komunës, Bali Muharremaj thotë se gjendja është e rëndë teksa tregon se për të neutralizuar flakët janë angazhuar edhe shumë banorë të zonë.

Më tej z.Muharremaj bënë të ditur se të gjitha ekipet e zjarrfikësve janë në teren, teksa shton se kanë kërkuar ndihmë edhe nga komuna e Prizrenit dhe ajo e Mamushës. /abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!