Finlanda nuk e harron Eriksenin, mesazh nga fusha para ndeshjes me Rusinë

schedule14:40 - 16 Qershor, 2021

schedule 14:40 - 16 Qershor, 2021

Finlanda përballet me Rusinë prej orës 15:00, ndërkohë që futbollistë e skuadrës vikinge kanë veshur në nxehje një fanellë të veçantë.

Në to kanë mbishkrimin “Bëhu mirë Christian”, duke i dërguar një tjetër mesazh mesfushorit Eriksen.

Danezi, në ndeshjen me Finlandën, u rrëzua dhe ra pa ndjenja, duke shkaktuar frikë të madhe te futbollistët dhe tifozët anembanë botës.

Eriksen u dërgua në spital dhe gjendja e tij tani është më e mirë. Së shpejti pritet që të dalë nga spital. /abcnews.al