KBUDAPEST-Ka nisur me ritëm të lartë pjesa e dytë e finales së UEFA Champions League mes Paris Saint-Germain dhe Arsenal, që po zhvillohet në Puskas Arena. Përkundër ndëshkimit në 45 minutëshin e parë, skuadra e PSG ka barazuar shifrat në 1 me 1 në minutën e 65′, nga pika e bardhë e penalltisë me autor Ousmane Dembele.
Megjithatë, në fraksionin e dytë të lojës, PSG arriti të rikthejë ekuilibrat. Francezët fituan një penallti, e cila u shndërrua në gol nga Ousmane Dembélé, duke barazuar rezultatin në 1-1.
Pas golit të barazimit, finalja është hapur plotësisht, me të dyja skuadrat që kërkojnë golin e avantazhit në minutat e mbetura të takimit. Emocionet në Budapest vazhdojnë të jenë të mëdha, ndërsa trofeu më i rëndësishëm i futbollit evropian për klube mbetet ende pa pronar.
Formacionet zyrtare:
PSG: Safonov, Dembele, Doue, Hakimi, Kvaratskhelia, Marquinhos, Mendes, Neves, Pacho, Ruiz, Vitinha.
Arsenal: Raya, Gabriel, Havertz, Hincapie, Lewis-Skelly, Mosquera, Odegaard, Rice, Saka, Saliba,Trossard.
Finalja po dhuron spektakël të padiskutueshëm mes dy skuadrave që kanë dominuar sezonin evropian, me PSG-në që synon të mbrojë trofeun dhe Arsenalin që kërkon kurorën e parë në historinë e tij në Champions League/abcnews.al




