Një i ri është plagosur me thikë pas një konflikti të ndodhur pak minuta më parë në një nga lagjet e qytetit të Korçës. Sipas informacioneve paraprake, sherri ka nisur për shkak të një borxhi prej 10 mijë lekësh të reja.
Gjatë përplasjes, i riu ka marrë një plagë në zonën e barkut, si edhe disa goditje me grushte.
Ai është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.
Burime nga spitali thonë se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


