Fier, protestojnë punonjësit e projektit të By Passit

schedule13:26 - 3 Nëntor, 2017

schedule 13:26 - 3 Nëntor, 2017

48 firma nënkontraktore me gjithsej 600 pujonjës të By Passit të Fierit po kërkojnë shlyerjen e pagesave të prapambetura përmes protestës. Tani me një vendim gjykate borxhi i Serrisimas ndaj nënkotraktorëve i ka kaluar autoritetit rrugor shqiptar. Punimet për By passin e Fierit janë ndalur 2 vjet më parë pasi kompania italiane Serenisima shpalli falimentin dhe ndaloi pagesat për punonjësit dhe nënkontraktorët. Italianët e Serenisimas braktisën kantierin vitin e kaluar një vit pasi ishin ndalur puninet. Përpjekjet e qeverisë për të rifilluar punën me firma të tjera dolën pa sukses. Aktualisht shteti shqiptar ka shpallur tenderin për firma të tjera që do vazhdojnë punimet për këtë By Pass