Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fier/ Përfshihet nga flakët një automjet në hyrje të parkimit nëntokësor

schedule11:05 - 18 Shtator, 2026

schedule 11:05 - 18 Shtator, 2026

Një automjet tip Mercedes-Benz është përfshirë nga flakët në hyrje të një parkimi nëntokësor në qendër të Fierit.

Ngjarja ka shkaktuar panik te qytetarët për shkak të tymit të shumtë që ka përfshirë zonën.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe dy automjete zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit.

Sipas të dhënave paraprake, flakët janë përhapur në pjesën e motorit të automjetit. Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve ka bërë të mundur neutralizimin e zjarrit, duke shmangur përhapjen e tij.

Nuk raportohet për persona të lënduar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!