Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico gjatë mbledhjes online me kryeministrin Edi Rama tha se jemi në një situatë pozitive të pandemisë por nuk ka vend për kënaqësi.
Gjatë prezantimit të shifrave, për të cilat Fico u shpreh se ato janë inkurajuese, ndërsa këshilloi kryeministrin që lehtësimi i masave në vazhdim të jetë jo çdo javë, por çdo 2 javë.
“Evidentimi i vatrave të reja, po monitorohet me kujdes. Po rrisim testimet, në këtë pikë duhet të angazhohemi për një fushatë komunikimi për masat lehtësuese. Thirrja për këtë situatë vazhdon me respektimin e masave për parandalimin nga infeksioni ne kuadër te masave lehtësuese. Shifrat janë inkurajuese por nuk ka vend për kënaqësi. Po rritim testimet, ndërkohë mendoj që në këtë pikë duhet të angazhohemi për një fushatë ndërgjegjësimi për masat lehtësuese. Duhet që të merremi pak më gjerë me të. Ju këshillojmë që lehtësimi i masave të mos bëhet 1 javore por 2 javore”, sqaroi Fico.
Ndërkohë Kryeministri Rama në përgjigje ndaj Ficos tha se plani është i qartë, në 18 maj masat do të jenë të liruara deri në 90 %.
Pavarësisht masave të lira, Rama theksoi se vazhdon të mbetet problem transporti publik ndërqytetas por edhe ai urban.
“Plani është i qartë që deri në datën 18 maj ne do jemi 90 % të liruara, e vetmja gjë që mbetet shqetësim është transporti publik me autobus apo fugona, sidomos ndërqytetas, po shohim të gjejmë një formulë kompromisi për këtë. Në këtë aspekt do jemi tërësisht të ekspozuar prandaj duhet të kemi një intensitet më të madh në komunikim me njerëzit dhe ndjekje të rasteve”, tha Rama. /abcnews.al