Fermerët e Darzezës dhe të Povelçes në Fier kanë protestuar mëngjesin e sotëm. Ata bllokuan njërën rrugë që lidh fshatrat e tyre me qytetin. Qëllimi i kësaj proteste sipas fermerëve ka të bëjë me verifikimin e dëmeve nga përmbytjet e Vjosës. Ata kërkojnë që komisionet t’u shkojnë për të regjistruar dëmtimet në kulturat e mbjella, dëmtimet në bazën ushqimore për bagëtitë dhe për objektet e shkatërruar. Fermerët thanë se nëse nuk merret parasysh kërkesa e tyre, do të përshkallëzojnë protestën./abcnews.al