Ferdinand Xhaferraj: Punimet në shkolla pa leje, qytetarët për një gardh gjobiten me 5 milion lekë

schedule11:54 - 7 Gusht, 2020

schedule 11:54 - 7 Gusht, 2020

Kreu i degës së Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferraj ka akuzuar qeverinë për keqmenaxhim të tragjedisë që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit.

Xhaferraj thotë se në shkollën 9-vjeçare “Njazi Mastori” në Sukth, për një objekt me tre kate dhe për një kopësht me një kat do shpenzohen 2,5 milard lekë pa TVSH.

Ai shkruan se pavarësisht shembjes , nuk dihet se kur dhe ku do të rindërtohen pallatet e dëmtuara rëndë.

“Babëzi edhe në Fatkeqsi. Mënyra se si po administrohet tragjedia që shkaktoi tërmeti i 26 Nëntorit, na dëshmon se nuk ka rëndësi se ku je: Në Bashkinë e Durrësit, tek Fondi Shqiptar i Zhvillimit apo tek Zyra e Arben Ahmetajt. Ajo që i bën bashkë këta aktorë është: Babëzia për të Përfituar edhe nga Fatkeqsia dhe pse?

Në tabelë shikohet kontrasti i plotë dhe i forte, që formon babëzia, midis shkollave të dëmtuara dhe banesave të qytetarëve.

Për institucionet arsimore nga 13 institucione DS4 dhe 1 DS5 është vendosur të rindertohen 29 përfshi edhe shkollat që nuk ka pasur dëmtime dhe është zhvilluar mësim mbas tërmetit.

Kush janë vlerat dhe ku con Babëzia duket tek Shkolla 9-vjeçare “Njazi Mastori” në Sukth ku për një objekt me tre kate dhe për një kopësht me një kat do shpenzohen 2,5 milard lekë pa TVSH.

Punimet në shkolla kanë filluar pa pasur lejen e Ndërtimit. A e di Kryeministri Rama që kur ishte në 11 Korrik për të ndjekur nga afër punimet në shkollën “Shaqe Mazreku”, objekti ishte pa leje ndërtimi. Kur qytetarë të Durrësit në tokën e tyre për një gardh gjobiten nga 5 milion e më shumë lekë.

Por ndërsa babëzia i ka çuar që të operojnë me shpejtësi për të mbyllur tenderat e shkollave dhe për të filluar punimet edhe pa leje ndërtimi (për SPAK nuk është vepër penale sepse është Edi Rama) për pallatet DS3, DS4 dhe DS5 në Durrës pothuajse nuk është bërë asgjë.

 Vetëm janë shembur 8 godina në Manëz, 7 në Sukth dhe 7 në Durrës dhe askush nuk e di kur do ndërtohen dhe cdo të bëhet më hapsirat e përbashkëta të pallateve DS3 dhe DS4 që janë për rikontruksion. Po kështu, nuk dihet se kur dhe ku do të rindërtohen pallatet e dëmtuara rëndë”, shkruan Xhaferraj./abcnews.al