Fauci: Të rinjtë duhet të ndërgjegjësohen, situata e COVID-19 në SHBA aspak e mirë

schedule09:29 - 7 Korrik, 2020

schedule 09:29 - 7 Korrik, 2020

Situata aktuale e COVID-19 në SHBA nuk është aspak e mirë, tha  Anthony Fauci, zyrtari më i lartë amerikan i sëmundjeve Infektive, ndërsa vazhdon të rritet numri i rasteve të reja në shumë shtete.

“Është një situatë serioze së cilës duhet t’i adresohemi menjëherë”, tha ai në një bisedë me kreun e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, Francis Collins.

“Të rinjtë nuk duhet të mendojnë se janë të paprekshëm ndaj pasojave serioze. Ata mund të sëmuren rëndë”, shtoi Fauci, duke theksuar se gjendja aktuale nuk është aspak e mirë.

“Duke u infektuar të rinjtë, ata po përhapin koronavirusin, tha ai. “Ata mund të infektojnë dikë që më pas do të infektojë dikë tjetër dhe pastaj papritmas gjyshja, gjyshi ose tezja e dikujt që është me kancer do të infektohet me koronavirus.

Rreth 250 000 njerëz janë rezultuar pozitivë, vetëm në ditët e para të korrikut. Ai gjithashtu krahasoi SHBA-të me Europën, e cila ishte në gjendje të menaxhonte më mirë koronavirusin./abcnews.al