Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

“Europa, më e dëmtuara”, Çika: Nuk ka të dhëna që ekonomia ruse është prekur ndjeshëm nga konflikti

schedule20:49 - 12 Maj, 2026

schedule 20:49 - 12 Maj, 2026

Pedagogu Emilio Çika ka deklaruar në Real Story se Rusia nuk ndodhet në një pikë dobësie të theksuar, ndërsa Europa po shtyhet drejt negociatave për shkak të zhvillimeve globale dhe nevojës për stabilitet. Çika theksoi se Europa mbetet pala më e ekspozuar dhe e dëmtuar në këtë situatë, duke u përballur me presion për të pranuar dialogun me Rusinë.

“Kemi një istaniacion të dy palëve, por është nga territori ukrainas.

Ose Putini dhe Rusia janë në pikë të dobët, ose Europa duhet të jetë e vetëkënaqur dhe të mos ketë problematika që Rusia në vitin 2029 mund të bëjë sulme. Ka një qëndrim europian që nuk është në linjë; e para, që Rusia po dëmtohet ekonomikisht — nuk ka asnjë të dhënë që ekonomia është prekur aq sa të mos e përballojë luftën deri tani.



Është nën tërheqje e Europës për të negociuar me Rusinë, por tani po detyrohet për shumë arsye; njëra është situata në Lindjen e Mesme, si dhe situata me SHBA-në, që është thelbësore për kufirin e sigurisë. Qëndrimet nga zyrtarët janë se duhet të shkojmë në negociata dhe t’i pranojmë ato. Europa është më e dëmtuara.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!