Ethet e orëve të fundit në PD, nga dorëheqja e Bashës te emrat zëvendësues: Të kënaqurit e kontestuesit

schedule19:00 - 21 Mars, 2022

schedule 19:00 - 21 Mars, 2022

I vënë përpara 2 zgjedhjeve të vështira kreu i PD Lulzim Basha, pas mbledhjes që zhvilloi me Kryesinë, Grupin Parlamentar dhe Kolegjin e Kryetarëve, ka vendosur të japë dorëheqjen nga drejtimi i partisë pas 9 vitesh në krye të saj. Dorëheqjen e tij, Basha e njoftoi përmes një deklarate publike për mediat në fillim të së cilës e pranoi se Partia Demokratike është në krizë të thellë dhe për këtë arsye ka vendosur që të dorëhiqet nga detyra e tij, për t’i hapur rrugë bashkimit të demokratëve.

Unë dhe shume demokratë u përballëm me një fushatë sulmesh te paparimta dhe te pavërteta që krijuan një frymë përcarje, dhe si rezultat sot Partia Demokratike po përjeton një krizë të thellë. Për këtë arsye dhe për të ndihmuar Partinë Demokratike dhe demokratët të lënë mënjanë ndasitë joparimore, i vetëdijshëm për peshën që mora mbi vete, për atë që e kam quajtur vendimin tim më të vështirë politik, kam vendosur të hedh një hap pas duke u dorëhequr nga detyra e kryetarit të PD, me qëllim dhe i vendosur për të ndihmuar për ringritjen dhe bashkimin e demokratëve dhe Partisë Demokratike si shpresa e vetme për shqiptarët”, tha Basha.

Basha tha se kjo nuk është tërheqje për rehati personale pasi ai nuk ka qenë kurrë për karrige, por një nxitje më shumë që betejën për një PD të së ardhmes. Tashmë i dorëhequr nga funksioni i tij, Basha siguroi se do të japë kontributin e tij për të ndihmuar në ringritjen e PD-së. Në vijim të kësaj Basha tha se në PD duhet të zhvillohet një analizë e brendshme dhe më pas zgjedhje të reja.

Shpresa për t’u ringritur përmes një opozite të fortë ka marrë për fat te keq prej afro nje viti po kështu goditje të njëpasnjëshme. Përpjekjeve tona për t’u ofruar shqiptarëve nje opozitë të tille, përmes denoncimeve dhe goditjes së korrupsionit qeveritar në komisionet hetimore të aferave korruptive dhe hetimit të 25 prillit i është mbivendosur një luftë e brendshme. Personalisht investova gjithçka për nje zgjidhje që do ti shërbente edhe Partisë Demokratike edhe transparencës. Sot nuk dua të ndalem në çfarë ka ndodhur e si ka ndodhur, kush kishte të drejtë e kush ishte gabim, këtë jam i bindur se do ta qartësojë koha. Fatkeqësisht, përpjekja ime për ta mbajtur PD të bashkuar nuk arriti sukses”, u shpreh ai.

Fundi i Bashës erdhi pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 6 marsit në 6 bashki të vendit. I kryesuar nga PS dhe Komisioni i Rithemelimit, Bashës iu kundërvunë dhe mbështetësit e tij. Në fjalimin e dorëheqjes  Basha përmendi edhe“masakrën zgjedhore” si arsye të humbjeve të njëpasnjëshme të PD. Po ashtu ai shtoi se lufta e brendshme në PD pengoi këtë parti që të bënte opozitë dhe se pavarësisht përpjekjeve të tij, nuk mundi t’i mbante demokratët të bashkuar.

Lexo edhe: Nga përplasja me Berishën te dorëheqja, rrugëtimi 9-vjeçar i Bashës në krye të PD

“25 prilli ishte një goditje e rëndë për demokratët, për demokracinë dhe për shpresat e shqiptarëve për ndryshim, pas 8 vitesh premtimesh te pambajtura, korrupsion dhe tallje me dhimbjet dhe hallet e njerëzve. Sepse vetëm nje qeveri qe vjen si vullnet i njerëzve mund të ngrihet në nivelin e halleve të tyre dhe të kuptoje e ofrojë zgjidhje reale për njerëzit. Një qeveri e tillë, me program dhe ofertë konkrete u pengua nga masakra zgjedhore që ndali ndryshimin me 25 prill”.

Lulzim Basha u zgjodh në krye të Partisë Demokratike në 2013, pas dorëheqjes së Sali Berishës, për shkak të humbjes në zgjedhje.

Çfarë ndodh pas dorëheqjes së Bashës?

Pas dorëheqjes së Bashës pritet që Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi të mbledhë Këshillin Kombëtar dhe të mandatojë një nga nënkryetarët e partisë që të drejtojë PD deri në zgjedhjen e kryetarit të ri. Kësisoj drejtimin e PD e merr ose Jorida Tabaku ose Enkelejd Alibeaj. Kujtojmë se dy nënkryetarët e tjerë, Grida Duma dhe Agron Gekmarkaj dhanë dorëheqjen nga posti pas humbjeve të 6 marsit në 6 bashkitë e vendit. Neni 46 pika 4 e statutit te PD thotë se në mungesë të zgjatur të kryetarit dhe me autorizim të tij, njëri prej tyre zëvendëson Kryetarin.

Në mungesë të këtij autorizimi, duke përfshirë rastet e dorëheqjes nga detyra të Kryetarit, Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar, i cili komandon Nënkryetarin që do të drejtojë Partinë deri në rikthimin e Kryetarit në detyrë apo zgjedhjen e Kryetarit të ri.

Lexo edhe: Kryetarët e degëve dalin kundër dorëheqjes së Lulzim Bashës

Reagimet pas dorëheqjës

Vendimi i dorëheqjes së Bashës nuk është mirëpritur nga disa kryetarë të degëve të PD të cilët kanë kërkuar shpjegime për këtë vendim.

Lexo edhe: Berisha reagon pas dorëheqjes së Bashës, ish-kryeministri e kursen

Nga ana tjetër, ata që i kishin kërkuar Bashës largimin pas humbjes në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, e kanë vlerësuar si hap. Megjithatë ka pasur dhe nga ata që janë skeptikë, duke e cilësuar si truk.

/abcnews.al