Eriksen po “digjet” tek Interi, gjiganti europian e do që në janar

schedule18:37 - 19 Tetor, 2020

schedule 18:37 - 19 Tetor, 2020

20 milion euro të paguara për të mposhtur konkurrencën, ndërkohë që tani është në listën e lojtarëve që mund të shiten. Aventura e Christian Eriksen tek Interi nuk po shkon si duhet, ndoshta edhe për shkak të ideve të trajnerit Antonio Conte.

Ai kërkon muskuj dhe nga Barcelona mori në merkaton e verës Arturo Vidal, kurse për danezin ka interesim nga Franca. PSG e donte që kur ishte te Tottenham, por shpresoi që të dilte lojtar i lirë dhe më pas të futej në garë.

Tani i duhet të bindë Interin për ta blerë mesfushorin. Trajneri Thomas Tuchel e pëlqen atë dhe do e donte ta kishte në skuadër. SportMediaset raporton se në janar pritet që PSG të rinisë sërish sulmin për ta marrë mesfushorin. /abcnews.al