Episodi kundër Tottenham, De Bruyne i habitur: Nuk i di më rregullat e lojës

schedule11:26 - 22 Nëntor, 2020

schedule 11:26 - 22 Nëntor, 2020

Manchester City u mposht ditën e djeshme në transfertën e Tottenham me rezultatin 2-0 dhe ky është starti më i dobët i skuadrës së Guardiolës në vitet e fundit. Mesfushori i “Qytetarëve”, Kevin De Bruyne, ka mbetur i habitur nga interpretimi i rregullt për prekjen e topit me dorë, ku në fundin e sfidës ai është shprehur se nuk i njeh më rregullat e lojës.

“Sinqerisht unë nuk i di më rregullat. Mendova se nëse topi është mbi krah, atëherë nuk quhet më prekje me dorë. Të gjithë e dinë këtë, por unë nuk i kuptoj më këto rregullat e reja. Nëse do të dëgjoni nesër apo një ditë më pas se arbitri mori vendimin e duhur, atëherë nuk ka rëndësi”, deklaroi belgu për “Sky Sports”.

ry

“Unë kam luajtur futboll profesionist për 12 vite me radhë dhe në nëntë vitet e para nuk kishte ndryshime të rregullores. Tani ka shumë rregulla të reja. Nuk i kuptoj se pse duhen bërë. Futbolli është një lojë shumë e bukur dhe njerëzit që bëjnë këto ndryshime duhet të jenë në brendësi të kësaj loje”, përfundon De Bruyne. /abcnews.al