Epidemiologu: Kurba drejt rënies, fundi i majit dhe fillimi i qershorit mund të jetë shuarja e epidemisë në vendin tonë

schedule18:12 - 7 Prill, 2020

schedule 18:12 - 7 Prill, 2020

Profesori i Epidemiologjisë, Eduard Kakarriqi në një lidhje direkte për Abc Neës me Endri Xhafon është shprehur se kurba e rasteve me koronavrisu në vendin tonë është në gjendje të sheshtë.

Ndër të tjera Kakarriqi është shprehur se me të dhënat e fundit nga konfirmimi i rasteve pozitive tregon prirjen e kurbës që sigurisht ajo është drejt rënies dhe shuarjes së epidemisë në vendin tonë dhe vendet përreth.

Sipas epimidiologut fundi i majit dhe fillimi i qershorit mund të jetë dhe shuarja apo rënia e kurbës së epidemisë.

Piku nuk është gjë tjetër veçse numri më i lartë i rasteve gjatë zhvillimit të epidemisë, mbas pikut kemi rënien. Para pikut kemi ngritjen pastaj kemi rënien. Pyetja a ka në vendin tonë kurba ndonjë pik? Përgjigja është se kurba është e sheshtë e filluar me një farë lloj rritje eksponeciale, kaloi në një gjende stabël me ulje ngritje, valëzime ulje ngritje, një ditë më parë kishim 28 raste dhe sot kemi 6 raste nuk është habi që nesër të kemi sërish 15-16 raste trendi nuk është gjë tjetër vetëm se ai që tregon prirjen e kurbës që sigurisht ajo është drejt rënies dhe shuarjes së epidemisë në vendin tonë, që për mua do të jetë nga fundi i majit dhe fillimi i qershorit, jo vetëm për ne por dhe vendet e tjera rreth e qark nesh dhe në Evropë”.

Intervista e plotë:

Endri Xhafo-Abc News: Sot kemi vetëm 6 të infektuar, a po bie kurba?

Eduard Kakarriqi: Janë 182 teste dhe nga këto kanë dalë 6 raste, por nga këto teste mund të dilnin edhe 22 raste. Ne jemi në fazën kur kurba është horizontale dhe me një tendencë rënie që nuk vihet shumë re por me shumë mundësi në fund të muajit do të bjerë dhe në fillim të muajit tjetër do të duket ndjeshëm.

Endri Xhafo-Abc Neës: Në datë 9 mars kemi rastin e parë dhe në 11 viktimën e parë. Sa kohë pas në kalendar e coni momentin e infektimit. Ku duhet kërkuar. Ju si epimidiolog sa kohë më pas e çoni, kur mund të ketë hyrë në vendin tonë?

Eduard Kakarriqi: Unë mund të them se Instituti i Shëndetit Publik prej vitesh në survejancat e veta të aplikuara në vendin tonë aplikon survejancën e dedikuar të bazuar në spitalin e gripit dhe çdo vit në sezonin e gripit merren vazhdimisht mostra nga rastet e shtruara në QSUT dhe në spitalet e tjera ku  shihet dhe shikohet prania e virusit të gripit, dua të theksoj një moment në survejancën tonë të dedikuar ne kërkojmë nga mjekët klasifikimin e tre formave.

Marrim të dhëna nazofaringale në tre grupe pacientësh. Grupi i parë më i gjëri që nuk janë ndoshta në spital, por në shtëpira, apo ambulator nëpër poliklinika që quhen grip apo sëmundje të ngjashme me të, grupi i dytë janë ato që janë të shtruar në spital, që quhen më rëndë, dhe grupi i tretë që quhet grupi i të sëmurëve me sëmundje tepër të rënda që paraqet në radhë të parë prekje pulmonare ose pneumoni që kërkon patjetër asistencën e ndërhyrjeve me oksigjenim etj. Mund të them se ky numër rastesh ka qenë që në muajin janar, në 20 janar unë kam nxjerrë disa shifra ku kanë qenë rreth 54 raste të identifikuara viroligjikisht dhe në shkurt 123 dhe në 17 shkurt 153 raste dhe në këtë shifra në fund të shkurtit dhe fillim të marsit në këto raste ka pasur vdekje.  Unë dua të vë theksin se OBSH vetëm me datën 27 shkurt publikon përkufizon publikimin e rastit për pacientët me sëmundje Covid-19 ky përkufizim rasti i munguar për të gjithë vendet mund të jetë një bazament që të tregojë se vërtet ka pasur një qarkullim të Covid-19 duke filluar që në janar në vendin tonë. Ky qarkullim ka ardhur duke u rritur për të marrë më shumë në fund të javës së dytë të shkurtër në fillim të marsit një formë për ulje ngritje, por me një pritje drejt uljes së vet në fund të prillit dhe fillim të majit. Janë fakte pak a shumë jo të drejtpërdrejta që  qarkullimi i Covid në vendin tonë fillesat i ka në janar.

Endri Xhafo-Abc News: Kjo është një deklaratë që jeni i pari që e bëni. Ju po thoni se në mungesë të një përkufizimi të saktë nga OBSH se çfarë është Covid-19 mund të analizohej si virus i stinës. Nisur nga ky pohim që ju bëni, cfarë ndryshon gjë në pikëpamjen e kurbës nëse pranojmë se koronavirusi ka ekzistuar që në janar.

Eduard Kakarriqi: Dikton atë që pritja jonë për rënien e kurbës është për një kohë të afërt. Unë në gjykimin e tim mendoj se gjysma e dytë e muajit maj do të jetë në një rënie jo të vogël rastesh, do të kalojë në një kurbë të rasteve sporadike për të kaluar më pas në qershor, dhe korrik muaj të qetë të verës. Por për gjykimin tim për të mos pasur një rikthim në vjeshtë. Për mua në verë virusi zhduket. Në Shqipëri dhe në Evropë. Në Amerikë jo them, ndoshta nga fundi i verës, dhe nga fundi i verës ai mbetet vetëm në Kinë.

 

Endri Xhafo-Abc Neës:Si ka ndikuar gjithë periudha që nuk e regjistronim Sars Cov humbjen e shijes

Eduard Kakarriqi: Bazamentin e vet e ka në një njësi, që do të thotë numri i riprodhimit bazal, numri i rastev esekondare që një person infekton me kusht që popullata e tërë të jetë reseptive kundrejt infeksionit përkatës. Në rastin e sëmundjeve infektive për të cilat po flasim kjo R0 (aftësia e një individi për të infektuar disa të tjerë) shquhet te një rast që  infekton 17 deri në 18 raste ndërkohë ulet në të tjera në tetanoz, me grip arrin në 1.5 deri në 2, ndërsa në Covid 19 vërehët nga shifra të ndryshme, ndonëse jo një shifer vendimtare supozohet se është 2.5. Bazuar në këtë numër të riprodhimit bazal nxirret ajo që thuhet pika kritike e imunitetit të tufës që nuk është gjë tjetër veçse 1-1mbi numrin e riprodhimit, në rastin e Covid 19 bëhet fjalë se nëse 60 % e popullatës është e njohur dhe e infektuar me Covid atëherë ai nuk mbijeton më, ai zhduket

Endri Xhafo-Abc News:60 % e 2.8 milione shqiptarëve është shumë?

Eduard Kakarriqi: Arrihet ndoshta domosdoshmërisht që të jetë 60% dhe të jemi të qetë se u zhduk, jo në asnjë rast nuk pritet një gjë e tillë të arrihet një imunitet tufe siç është në rastin e koronaviruseve. Konkretisht marrim Sarsin, Sarsi koronavirusi i shfaqur në 2002 dhe 2003, që filloj në maj të 2002 dhe u zhduk në korrik 2003 pati rreth 700 e ca raste në shumë vende, por me një numër vdekjesh rreth 700, në një nivel fataliteti tek 10 % çuditërisht në korrik të vitit 2003 Sars Cov 1 zhduket, ai ndoshta kalon në hosti natyror të tij që janë specie të ndryshme të lakuriqëve të natës, të njëtën gjë mund të them edhe për Mersin një tjetër virus koronavirus që qarkullon në mënyrë endemike në vendet e Lindjes së Mesjme që ka prekur dhe vende të tjera dhe Mersi është i bllokuar pse të mos përdoret e njëta analogji si për vëllain apo kushuririn e tyre që është Sars Cov ,  pse ai duhet të arrijë imunitet tufe dhe mos ngopet, për të mos u zhdukur.

Endri Xhafo-Abc News:Të gjithë flasin se do të preket 60-70 %, por ju po thoni se mund të rikthehen, ju po thoni se këto janë zonoza sëmundje që vijnë nga kafshët te njeriu.  Çfarë ndodh me gripin stinor. Çfarë ndodh me shtamat i mbivendosen njëra-tjetrës a i rikthehen dy herë, një që e ka kaluar koronavirusin në janar a ka mundësi që ky person mund të preket nga koronavirusi?

Eduard Kakarriqi: Gripi është krejt i ndryshëm nga koronavirusi pavarësisht se format klinike të tij janë të ngjashme me Covid 19. Virusi i gripit pëson mutacione çdo vit për arsye të zhvendosjes së tij nga njeriu te shpendët e egër që emigrojnë, që kur emigrojnë ato jua japim shpendëve të urtë, kafshëve bujqësore, shtepia çdo vit ai pëson ndryshime antigjenike të vogla që diktojnë se individi që e ka kaluar gripin një vit më parë të jetë i rirur për tu sëmuru nga gripi vitin që vjen dhe patjetër ai duhet të mbrohet nga vaksina, kjo nuk ndodh me koronavirusin. SARS COV 2 ka një strukturë dinamike të ngjashme me atë të SARS COV 1, por ai nuk mund të behët kurrë si ai por ai mund ta ndryshojë strukturën e tij antigjenike nga njeriu te njeriu, dhe nëse vaksina që për mua nuk do të gjejë aplikim fare nuk do të jetë efikase dhe e përdorshme kur ajo të nxjirret në treg pas 6 muajsh apo një viti. Do të përsëritet ndoshta pandemia e gripit të derrit ku OBSH u ngut për ta bërë pandemi emërtimin për ti dhënë një forcë ku në fakt dhe në vendin tonë dhe në shumë vende të tjera gripi i derrit ndonëse njeriu ishte njohur që më parë dhe në vitet 57’ dhe 58 ‘ ai shënoi forma të lehta. U prodhua vaksina përkatëse u ble nga vende të ndryshme dhe në shumë vende nuk u përdor, pasi pandemiamori fund.

Endri Xhafo-Abc News:Çfarë konsiderohet pik për një pandemi?

Eduard Kakarriqi: Piku nuk është gjë tjetër veçse numri më i lartë i rasteve gjatë zhvillimit të epidemisë, mbas pikut kemi rënien. Para pikut kemi ngritjen pastaj kemi rënien. Pyetja a ka në vendin tonë kurba ndonjë pik? Përgjigja është se kurba është e sheshtë e filluar me një farë lloj rritje eksponeciale, kaloi në një gjende stabël me ulje ngritje, valëzime ulje ngritje, një ditë më parë kishim 28 raste dhe sot kemi 6 raste nuk është habi që nesër të kemi sërish 15-16 raste trendi nuk është gjë tjetër vetëm se ai që tregon prirjen e kurbës që sigurisht ajo është drejt rënies dhe shuarjes së epidemisë në vendin tonë, që për mua do të jetë nga fundi i majit dhe fillimi i qershorit, jo vetëm për ne por dhe vendet e tjera rreth e qark nesh dhe në Evropë.

Endri Xhafo-Abc News:Të faktit që sipas jush genomi i këtij koronavirusi nuk kalon ndryshime nga gripi stinor, Mos ndoshta masat e marra që shkojnë deri në kufizimin e daljeve.

Eduard Kakarriqi: Jo sepse tre ishin momentet bazaë për kufizimin e epidemisë dhe këto momente nuk janë gjë tjëtër, karantina izolimi  i kontakteve përfytyroni popullatën tonë në një formë rrethi ku në një rreth brenda tij kemi rastet që tashmë janë konfirmuar. Ky rreth që qarkohet nga një tjetër rreth mban kontaktet e ngushta të këtyre  personave. Karantinimi, distancimi social lidhur me transmetueshmërinë e afërt me spërklat nuk arrijnë dot që të kalojnë dot distanca deri në 1.5 metra dhe distancimi social bën që ne të kemi një ruajtje nga kontaminimi dhe së treti izolimi i rasteve që dalin raste të kontakteve dhe rrethi i gjërë nuk është gjë tjetër veçse kontakte të kontakteve dhe të kontakteve e shikoni si shkon zinxhiri.

Endri Xhafo-Abc News:Rrethi atëherë bëhet fjalë për rrathët koncetrikë në një lum siç ndodh kur hedhim gurin, përmes distancimit fizik ne duhet të ndalojmë hapjen e rathëve. Kam dëgjuar dhe flitet se vitrusi ka ndryshuar në raport me atë që ka dalë në Kinë dhe në Evropë, cilët janë këto mutacione që ai ka pësuar nga Kina në Evropë ka arsye të besojmë se ka sjellje tjetër nga një vend në tjetrin

Eduard Kakarriqi: Ju po thoni se virusi ishte më i egër në Kinë apo në vendin tonë, thelbi ky është. Mutacione ka por janë shumë të vogla dhe nuk ndikojnë dot në strukturën antigjenike të virusit, ai mbetet po ai, sjellja e tij në disa popullata mund të jetë më pak i egër se disa të tjera kjo varet. Ai mund të ndryshojë dhe në popullatën e vendi tonë kjo nuk është karakteristikë vetëm e koronavirusit por e çdo lloj virusi. Problemi qëndron se së pari duhet të kemi parasysh se në historinë natuyrore të sëmundjes sidomos në sëmundjet infektive që vetë sëmundja përmban në fazën e saj të saj para se të krijohet dhe të haset infektueshmëria e individit përmban atë që quhet domethënie. Jo çdo individ që kontakton me SARS COV 2 do të infektohet, pasi janë një pjesë e individëve që mbeten të painfektuar mjedisi ku ato jetojnë ndikojnë dhe në infektimin. Fillimi i sëmundjes nuk është gjë tjetër veçse fillimi i infektimit që bëhet dhe është dallim i madh, një pjesë e mirë e rasteve janë vetëm raste të infektuara që vërtet quhen raste me Covid 19, semundje e zbuluar në 2019. Një pjesë e vogël rreth 5% e toalit zhvillojnë sëmundjen me paraqitjen e vet simptomatike me shenja të rënda që kërkojnë edhe hospitalizim. 80 % me simptoma të lehta,. 15 % me simptoma mesatare dhe 5 % që kërkojnë hospitalizim.

Endri Xhafo-Abc News:Të gjithë përpjekje tona janë për të ruajtur këtë 5 %. Testet e shumta do të ndihmonin në zbulimin e sa më shumë njerëzve apo mjafton ndërprerja e valëve distancimi fizik dhe karantinimi për ta ndërprerë infektimin dhe për të mos rrezikuar këtë 5 %

Kjo është një pyetje e bukur, përse të bësh të parën ti me një tamponizim total për të nxjerrë pozitivët që ti karantinosh ku ti vepron me izolimin  dhe distancimin social që është karantina vetë.

Endri Xhafo-Abc News:Kjo është çështje manaxhimi mendoj

Eduard Kakarriqi: Në të njëtën kohë testim, testim, testim, nuk do të thotë gjë tjetër veçse testim të rasteve që paraqesin simptomatologji dhe atyre të kontakteve të ndryshme. Rritja e numrit të testimeve do të rrisë numrin e rasteve pozitive të kapura, 182 ishte numri i testimeve sot dhe u kapën 6 raste. Në dy vatra në dy familje me kontakte të afërta, shikoni se ka një ndërthyrje të dy qëndrimeve testim i gjërë dhe aty ku duhet me infdikacione epimidiologjike. Pra testimi duhet bërë te rastet dhe kontaktet e ngushta, masa bazë është distancimi social, izolimi dhe karantina.

Endri Xhafo-Abc News:Ju folët për persona që tregojnë një lloj imuniteti a ka bazë shkencore fakti se shqiptarët kanë bërë vaksinën e turbekulozit a ka ndikuar kjo në forcimin e sistemit imunitar?

Eduard Kakarriqi: Të dhënat tregojnë se influenca e Sars COV 2 në vendet e lindjes që kanë aplikuar vaksinën e BCG-në vaksinën e turbekulozit ashtu sikurse edhe Portugalia tregojnë se e kanë bazamentin në përdorimin e BCG-së një incidencë e ulët e Sars Cov 2 lidhur me aplikimin në masë të BCG. Rasti më ekstrem është Gjermani që ka një ndarje thuajse me thikë mes pjesës Lindore dhe atë të ish-Republikës Federale Gjermane. BCG-ja ka si funksion të vetëm që të krijojë imunitetin qelizor, termi i saktë është imuniteti i ndërmjetësuar me qeliza ky imunitet është imuniteti bazë dhe zanafillën e vet në organizmin tonë e ka nga limfocidet T. Është ky imunitet që zbehet me kalim moshe, që është në bazament të kalimit të moshave në sëmundjet malinje dhe po ashtu bazamenti i rënies së imunitetit me rritje moshe, mjafto të them se në moshat e mëdha përshembull në moshën 80 vjeç prania e antikorpeve kundër fruthit ekziston nëse e kanë kaluar ose janë vaksinuar ku imuniteti hormonal ndikon, është konsumuar që do të thotë se imuniteti qelizor është në rënie, PCG është një nxitës i imunitetit qelizor jo më kot vite më parë ajo është aplikuar edhe në onkologji për sëmundje të ndryshme, nga këtu rrjedh për mua bazamenti se pse BCG është një faktor ndikues. Në parantezë mund të them se BCG që nga viti 2000 bëhej në lindje para bëhej në moshën 6 vjeç, jeni ngopur me BCG,por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të ruheni nga distancimi social.

Endri Xhafo-Abc News:ISHP ka njoftuar për një test serologjik për një fazë tjetër do të ishte i vlefshëm

Eduard Kakarriqi: Kjo do të shërbente kjo për rënien e kurbës, kjo do i shërbene shkencës dhe ISHP-së tetset serologjike diktojnë vetëm antikorpet që zhvillohen në fazat e para të infeksionit më pas nga javae dytë e pas antikorpet nëse i kap këto do të thotë se individi është i mbrojtur por nëse aplikohet sot testi nuk ka asnjë kuptim, pasi mund të bëhet te një individ që ka fazën e parë të infektimit dhe ai nuk ka vlerë. Nuk ka vlerën e izolimit.

Endri Xhafo-Abc News:Duke qenë se vaksinat janë një produkt që po nuk pati blerës ju besoni se mund të kthehet te hosti i tij pavarsisht se bëri dëme, mund të kthehet duke i humbur sensin, gjithë kjo garë është e pavlerë si mendoni?Siç janë dhe një tjetër përpjekje për të krijuar një vaksinë për gripin

Eduard Kakarriqi: Pyetja është jashtë kopetencave të mia pasi ka të bëjë dhe me strategji ekonomike, janë dhe politike më të thella që mendoj se nuk kam përvojën përkatëse për tu shprehur./abcnews.al