Sondazh

 

Burg për atentatin ndaj Inez Hajrulla/ GJKKO dënon 7 vite e 4 muaj Erio Zejnon, për sulmin e 2023 në Vlorë

schedule16:48 - 4 Qershor, 2026

schedule 16:48 - 4 Qershor, 2026

TIRANË- Gjykata e Posaçme dënoi këtë të enjte Erio Zejnon, një prej anëtarëve të grupit kriminal të Leonard Luzit, i cili mori pjesë në tentativën e vrasjes së Inez Hajrullës dhe Ervis Matodashajt, në 8 gusht të vitit 2023 në Vlorë.

Zejko u dënua me 11 vite burg, dënim i cili u reduktua në 7 vite e 4 muaj për shkak se ai u gjykua me procedurën e shkurtuar, lidhur me kryerjen e veprave penale  “sigurim të kushteve për të kryer vrasje”, “mbajtje pa leje e armëve” në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Zejno u gjet fajtor si person i cili ka patur rol aktiv në ngjarjen e vitit 2023, ku sipas hetimeve të kryera nga SPAK, porositës i atentatit ishte Leonard Luzi, i cili organizoi një grup me qëllim eliminimin e Ines Hajrullës dhe Ervis Matodashaj.



Erio Zejno ka patur rolin e ndihmësit, pasi ai në bashkëpunim me Muharem Koroveshin dërguaN armë zjarri te banesa e Amarildo Nikollit në Vlorë dhe me pas ndihmuan këtë të fundit në terren për te lokalizuar Hajrullën dhe Matodashajn.

Veprimet hetimore që kreu prokuroria e posaçme treguan se ngjarja ndodhi për motive hakmarrje dhe për marrjen në kontroll të lojërave të fatit në këtë qytet.

Arrestimi i Amarildo Nikollit dhe më pas përfitimi nga ana e tij e statusit të bashkëpunëtorit të drejtësisë, ndihmoi prokurorët e SPAK të zbardhnin ngjarjen.

Lidhur me të njëjtën çështje, Gjykata e Posaçme ka dënuar më herët me 11 vite burg Leonard Luzin , i cili përfitoi ulje dënimi në 7 vite e 4 muaj dhe përfundimisht me 2 vite e 9 muaj u dënua Amarildo Nikolli, i cili disa muaj më parë u lirua nga qelia.

abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!