“Energjia e rinovueshme sfidë e së ardhmes”, Karakaçi: Përdorimi i paneleve fotovoltaike ka ulur konsumin e energjisë tek bizneset

schedule14:54 - 24 Gusht, 2023

schedule 14:54 - 24 Gusht, 2023

Drejtori i OSHEE, Enea Karakaçi ka dhënë detaje në lidhje me ndryshimin e fashës së energjisë elektrike. Karakaçi në intervistën e tij të dhënë për “Sheshi i Dollarit”, në ABC News është shprehur se çdo gjë varet nga luhatja e energjisë në tregun evropian.

Sipas tij është e rëndësishme që OSHEE dhe kompanitë e tjera bashkëpunuese të jenë të vëmendshme ndaj ndryshimeve që ndodhin në tregjet evropiane.

Situate në tregjet evropiane është e luhatshme dhe nëse do të shikojmë çmimet në burse do të shikoni një rritje çmimi që disa muaj ishte e pandryshuar kjo mund të jetë një rritje e m omentit që mund të qetësohet në shtator, por qeveria për të qenë në alert me situatën dhe për të pasur tejkalime të situatës shtetas nga 6 deri në fund të vitit bën që Kesh, OSHEE dhe shoqëritë e tjera të jenë të vëmendshme ndaj ndryshimeve që ndodhin në tregjet evropiane”, është shprehur Karakaçi.

Ndër të tjera kreu I OSHEE ka theksuar se përsa i përket bursës energjitike së fundmi është rritur besueshmëria duke bërë që shumë shoqëri ndërkombëtare të shfaqin interes.

Sipas Karakaçit energjia e rinovueshme është një tjetër sfidë e qeverisë dhe është sektori që po I jepet prioritet, ku ka theksuar edhe faktin se ndërtimi i paneleve fotovoltaike nga bizneset ka ulur konsumin e energjisë elektrike sidomos gjatë muajve të fundit.

“Të tre kompanitë e grupit të OSHEE janë pjesë, furnizuesi i tregut Universal, furnizuesi i tregut të lirë që janë pjesë integrale janë pjesë e bursës. Shoqëria e furnizuesit universal bashkë me shoqërinë KESH kanë marrëdhënie të përditshme në bursë, me shit-blerje për nevojat e tensionit të mesëm dhe e gjithë kjo energji blihet në bursë duke bërë që shumë operatorë të tjerë të kenë interes dhe blerje në bursë. Është një lajm pozitiv që ka shumë shoqëri ndërkombëtarë që shfaqin interes, kjo tregon se e gjithë operatorët në treg kanë dhënë besimin për këto kompani, ecuria sapo ka filluar dhe kanë gadishmërinë e plotë për bursën. Nga ALPEX dhe nga ministria e Energjisë, edhe Kosova pritet që të bëhet pjesë e saj.

Energjia e rinovueshme është sfida jonë dhe nga 2019 ka pasur një fokus për diserfikimin e burimeve të energjisë. Kemi disa ankande të suksesshme siç është Karavastaja, që brenda 2-3 muajsh do të jetë operacionale, një lajm shumë I mirë për Shqipërinë, po vijon me Spitallën më parë nuk kemi pasur energji ere në Shqipëri tashmë kemi tre kompani në këtë drejtim. Në bazë të politikave të qeverisë vetprodhuesve që instalojnë panele për prodhim energjie u është dhënë një tjetër fokus. Grupi më I madh që kanë instaluar panele foltavoltaike janë vetë bizneset duke bërë që të ulet konsumi I energjisë elektrike. Këto janë muajt më të mirë pasi nga maji deri thuajse në tetor është dhe periudha që këto panele prodhojnë edhe më shumë.

Ky ka qenë një vit i mirë me prurje në këtë periudhë gushti kaskada është me prurje maksimale dhe duket se do të futemi mirë në shtator dhe në tetor por sërish duhet që të jemi të kujdesshëm për të parë çmimet e energjisë nëpër bursa. Në fillim të vitit 2024 do të fillojë masa për reformat e ndërmarra”, ka thënë ai./abcnews.al