EMRI/ Italiani futet kundërvajtje dhe i merr jetën 35-vjeçares shqiptare në aksident

schedule22:42 - 26 Qershor, 2022

schedule 22:42 - 26 Qershor, 2022

Një grua shqiptare ka gjetur vdekjen në një aksident tragjik të ndodhur në Itali. Bashkë me të në këtë aksident ka gjetur vdekjen edhe një 46-vjeçar Italian.

Sipas mediave italiane, në aksident u përfshinë një BMË që drejtohej nga 35-vjeçarja me origjinë shqiptare Matilda Hidri dhe një fuoristradë tip Volvo që drejtohej nga 46-vjeçari italian Giuseppe Garavaglia.

Shkak i këtij aksidenti mësohet se është bërë 46-vjeçari Italian i cili ka ecur për 5 kilometra kishte udhëtuar kundravajtje në korsinë e gabuar të autostradës.

Tre persona të tjerë mbetën të plagosur nga ky aksident; një fëmijë 4 vjeç, një grua 34-vjeçare dhe një 35-vjeçar. Këta të tre udhëtonin me një makinë Volksëagen pas makinës së Matilda Hidrit dhe u përfshinë gjithashtu në aksident.

/abcnews.al/