Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ Aksidenti tragjik i merr jetën shqiptares në Itali

schedule18:35 - 14 Prill, 2022

schedule 18:35 - 14 Prill, 2022

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 24-vjeçare shqiptare në Itali. 24-vjeçarja Diana Galicaj ka qenë duke udhëtuar me makinën e saj “Volkswagen Lupo” ndërsa është përplasur me gardhin e një shtëpie pranë Castelguglielmo, çka ka bërë që mjeti të përmbysej dhe të zinte poshtë të renë.

Pavarësisht se në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse të cilët kanë bërë të mundur të nxjerrin menjëherë nga mjeti 24-vjeçaren shqiptare, e reja ka ndërruar jetë në spital pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.



Shqiptarja kishte pak kohë që kishte nisur punë në qendrën logjistike Amazon në Castelguglielmo.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!