Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

SPAK çon në gjyq “Visin e Pojës”/ SPAK: Janë sekuestruar rreth 3 ton kokainë, pasuri 12 milion euro dhe 4 milionë euro cash

schedule16:25 - 12 Maj, 2026

schedule 16:25 - 12 Maj, 2026

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për 24 pjesëtarë të një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike nga Amerika Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian dhe ka bërë kërkesë në GJKKO për të kaluar dosjen në gjykim.

Grupi kriminal dyshohet se drejtohej nga Elvis Doçi, i njohur me nofkën Visi i Pojës, i cili vijon të jetë në kërkim prej një viti për kryerjen e disa veprave penale që lidhen me trafikun e narkotikëve, pastrimin e parave, grupin e strukturuar kriminal dhe me kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale.

Hetimet e kryera nga struktura e posaçme provuan se grupi kriminal i përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë dhe italianë organizonte, importimin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të kokainës dhe lëndëve të tjera narkotike që vinin nga Amerika e Jugut me destinacion vendet e BE.



Të ardhurat që prodhoheshin nga ky aktivitet i paligjshëm trasnportoheshin me autobusa, kjo në mënyrë që gjurmimi të ishte i vëshitë si dhe për të shmangur detyrimet ligjore apo shlyerjen e taksave që janë detyrim i deklarimit të burimit të tyre.

Në harkun kohorë të 1 viti e gjysmë, ky grup trafikoi rreth 3 tonë kokainë, sasi të mëdha kanabisi dhe marijuane, të cilat u sekuestruan në kuadër të hetimit të përbashkët të prokurorisë shqiptare dhe asaj italiane, bashkë me 4 milionë euro cash dhe 12 milionë euro pasuri të tjera që përfshijnë prona.

I gjithë grupi kriminal, i cili u hetua në tre fraksione të ndara u zbulua nga zbërthimi i komunimve në aplikacionin e kriptuar Sky Eç, teksa një pjesë e të pandehurve janë arrestuar, ndërsa disa të tjerë janë ende në kërkim.

Tashmë në Gjykatën e Posaçme do të hidhet shorti elektronik për të caktuar gjyqtarin e hetimit paraprak, i cili do të vlerësojë hetimet e kryera nga struktura antikorrupsion, për të marrë një vendim për kalimin ose jo kësaj çështje në proces gjyqësor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!