Emrat/ Drogë dhe armë, në pranga 3 shqiptarë

schedule21:03 - 9 Shkurt, 2018

schedule 21:03 - 9 Shkurt, 2018

Policia italiane ka arrestuar tre shqiptarë në Milano pasi u kapën me kokainë, heroinë dhe një arsenal armësh.

Në prangat e policisë ranë Edison Proshka, 27 vjeç, Agim Proshka, 38 vjeç dhe Jurgen Verbofshi, 20 vjeç.

Policia sekuestroi në makinën e dy prej të arrestuarve, 7 kilogramë kokainë, 4.5 kilogramë heroinë, dy mitroloz, një pistoletë gjysmëautomatike, një revolver, karikatorë dhe municione.

Gjithashtu pas një kontrolli të ushtruar në shtëpinë e Agim Proshkës, policia arriti të bllokonte edhe 8.300 euro.

Në makinën tjetër “Citroen C3”, policia sekuestroi 5 kilogramë kokainë dhe 500 gramë heroinë./abcnews.al