EMRAT/ Arrestohet shoferi që aksidentoi për vdekje të moshuarën në Tiranë, ishte i droguar dhe kaloi me semafor të kuq

schedule12:01 - 8 Shkurt, 2023

schedule 12:01 - 8 Shkurt, 2023

Është vënë në pranga Mariol Aliko, shoferi që përplasi për vdekje te vijat e bardha ditën e djeshme të moshuarën, Dituri Koprencka në Tiranë.

Mësohet se i riu ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike dhe ka kaluar semaforin me të kuq.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet drejtuesi i automjetit që aksidentoi një 75-vjeçare, e cila për shkak të dëmtimeve, ndërroi jetë në spital, ditën e djeshme.

Pas testimit me aparatin AquilaScan, drejtuesi i automjetit ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasin M. A., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 16:00, duke drejtuar automjetin, në bulevardin “Zhan D’Ark”, ka aksidentuar shtetasen D. K., 75 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila më pas ka ndërruar jetë, në spital.

Pas testimit me aparatin AquilaScan, ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, shtetasi M. A., ishte nën efektin e lëndëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.r.t/abcnews.al